>
LETERSISHQIP

Korrik

Një afsh i dëndur avullon në erë.
Po përvëlon një djellë posi prushi.
U poq kajsija. Bari ësht´ i prerë.
Ri në shullër fatlum një zog ardhushi.

Prej kaq të nxehtë shqerrat janë hekur
Nër drizëri ku pik´ e vapës iku:
E çlodhen… dirgjen… flenë… kanë vdekur.
Në këtë zjarr, këtë mbarim Korriku.

Ka rënë heshtja posi frym´ e dehur
Mi çdo mblerim e mi çdo gjë të gjalla
Kur ja! se pylli dridhet pa pandehur:
Nër lisa larg, po çinçërron gjinkalla...!