>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka qenë pjesë e shumë festivaleve dhe koncerteve. Prindërit e saj Arian Krliu dhe Olivera Dodeva me origjinë përkatësisht nga Dibra e Madhe dhe Shkupi. Arian Krliu, kantautor i njohur ne Maqedoni dhe Diasporë. Ajo është një këngëtare, dublante, aktore dhe artizane. Rrugëtimi i Laures në fushën e artit ka nisur që në moshë të vogël ku ajo ka qenë frekuentuese e rregullt e festivaleve të ndryshme për fëmijë (ku i pari ka qenë festivali Ylberi ne vitin 1998 në të cilin ajo u vlerësua me çmimin “Performanca më e mirë”) dhe më pas ka vijuar me festivale të tjera të të njëjtit rang.

Në Dhjetor 2003, Laura Krliu merr pjesë në Ylberi 2003 me këngën "Bota Jemi Ne".

Në vitin 2004, Laura Kërliu merr pjesë në Ylberi 2004 me këngën "Mbretëresha E Këngës".

Ne vitin 2004, ajo vjen në Shqipëri për tu bërë pjesë e festivalit “Ethet e së premtes” nga Adi Krasta ku ajo arrin të prekë natën finale krahas emrave që sot kanë pushtuar estradën muzikore shqiptare si Linda Halimi, Besart Halimi, Mateus Frroku, Flaka Krelani, Orgesa Zaimi etj. Pas triumfit të saj në moshën 12-13 vjeçare ajo kthehet në Shkup për të mbyllur shkollën fillore dhe vazhduar në gjimnazin amerikan “Nova” ku një tjetër pasion i saji merr jetë: Aktrimi. Këtu ajo nis interpretimet e saj ne skenqën e teatrit artistik maqedonas në Shkup.

Më datë 26 Gusht 2010, Laura Krliu bashke me kengetare te ndryshem publikon videoklipin "Nje Shekull Dashuri". Muzika e këngës u punua nga Selami Kolonja, teksti u shkrua nga Selami Kolonja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Robert Bilbilov. Videoklipi u prodhua nga Alexander Video.

Në vitin 2013 ajo bëhet pjesë e degës shqiptare të Talent Show-t më të famshëm në rang global: The X Factor ku krahas mijëra njerëzve që konkurruan ja doli të ishte pjesë e 16 finalistëve ku arriti të ishtë në Top 7 më të mirët e atij edicioni së bashku me Leotrim Zejnullaun, Sarah Memmola-n, Ergi Dinin, Senad Rrahmanin, Enxhi Nasufin dhe grupin e njohur të djemve EXCEPTION.

Më datë 28 Maj 2016, Laura publikon videoklipin "Boll Mo".

Më datë 30 Shtator 2017, Laura Krliu publikon videoklipin "Boy Bye".

Më datë 15 Mars 2019, Laura Krliu publikon videoklipin "Kjo Bachata". Muzika e këngës u punua nga Artan Kastrati, teksti u shkrua nga Lindon Berisha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Kastrati.

Më datë 5 Qershor 2020, Laura Krliu publikon videoklipin "Nata E Fundit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Čekic.