>
BIOSHQIP

Laura Nezha Rrëfen Sekretin E Vitheve Të Saj

07-07-2012
Një artiste e re por që premton shumë. E tillë duket të jetë Laura Nezha, të cilën e shohim jo vetëm në tetër por edhe në skenat e festivaleve më në zë të vendit. Publiku e kujton Nezhën që në moshën 12-vjeccare, kur ajo ka marrë pjesë në emsionin e talenteve të vegjël "Gjeniu i Vogël". Më pas do të rikthehej në skenën e festivalit "Kënga Magjike", për t'u rishfaqur së fundmi në edicionin e 9 të "Top Fest". Kënga "Edhe pse gabim", u pëlqye nga publiku por nuk mundi të ishte pjesë e finales së këtij festivali. Në një intervistë për TH&TH, biondja Laura Nezha rrëfen angazhimet e saj më të fundit në muzikë dhe në teatër por gjithshtu nuk lë pa përmendur edhe thashethemet lidhur me pamjen dhe linjat e saj duke mohuar zërat për një ndërhyrje plastike dhe vërtetësinë e formave të saj.

Laura ka qenë një periudhë angazhimesh për ju, sa në teatër në këngë me çfarë po merreni aktualisht?

Sapo kam dhënë shfaqjen e diplomës. Ishte një komedi e cila u prit mjaft mirë. Ndërkohë jam duke punuar për pjesën teorike të diplomës dhe për një këngë të re.

Do të kemi një projekt të ri muzikor nga ju?
Shpresoj që po, por është ende herët për t'a thënë.

Kënga juaj "Edhe pse gabim", duket se u pëlqye nga publiku por nuk mundi të shkonte në finale, më thoni të drejtën u zhgënjyet?
Më e rëndësishmja për mua është që kënga u pëlqye vërtet. Ishte prezantimi im i dytë në një festival, pas atij në "Këngën Magjike" prandaj unë jam e lumtur që publiku më priti aq mirë. Çmimet do vijnë me kohën.

Do të merrni pjesë në festivalet e tjera artistike?
Nuk kam bërë akoma ndonjë plan, por nëse do kem një këngë të përshtatshme për festival, do marr pjesë.

Kur ka qenë dalja juaj e parë në skenë?
Kam dalë në skenë që në moshën 5 vjeçare por publiku me kujton me pjesëmarrjen te "Gjeniu i Vogël" kur isha 12 vjeç.

Deri tani ju keni parë solo, keni në plan të vini me ndonjë bashkëpunim?

Kam përshtypjen se ende nuk është momenti. Pasi të "eksploroj" pak me veten, do doja një bashkëpunim të veçantë.

Vazhdoni studimet për regji teatër, kush është dashuria juaj më e madhe muzika apo teatri?

Kjo pyetje do më ndjek gjithë jetën më duket (qesh). Jam e dashuruar keq me dashurinë që kanë ato me njëra-tjetrën.

Ku e shihni veten në të ardhmen, si aktore apo si këngëtare?
Unë kam zgjedhur t'i ndjek të dyja dhe kështu do jetë për sa kohë do të kem energji të mjaftueshme.

Përkrah cilit aktor do donit të luanit?
Nga aktorët me eksperiencë mëson shumë, por edhe me të rinjtë ndihesh komod prandaj nuk po bëj diferencime. Kam patur fatin të luaj në një sekuencë të vogël të një filmi përkrah Ndriçim Xhepës.

Pak muaj më parë interpretuat në pjesën "Fernando Kraf më ka shkruar këtë letër". Rolin e Julias e ka interpretuar me parë Yllka Mujo. Si u ndjetë?
Ka qenë një rol impenjues. Pasi e shfaqëm në Teatrin Kombëtar këtu në Tiranë, ne bëmë turne në gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë dhe jam ndjerë shumë mirë. Përveç përgëzimeve për rolin, mora dhe shumë urime për këngët nga spektatorët në sallë.Ishte shumë emocionuese.

U përpoqët ta "imitonit" Mujon në këtë rol, apo dëshiruat të ishit vetvetja?
Çifti Mujo- Xhepa kanë qenë brilant kur kanë luajtur këtë pjesë. Fatkeqësisht unë nuk e kam parë atë DVD dhe është vështirë për t'a gjetur. Unë kam krijuar një Julia tërësisht sipas meje. Nuk do ia lejoj asnjëherë vetes imitimin sepse imitimi është gjithmonë i shëmtuar.

Tani që jeni një person publik, ju përndjekin thashethemet?
Ndoshta, nuk është se merrem me këtë pjesë. Edhe me shoqërinë qeshim gjithmonë se unë jam e fundit që marr vesh për ndonjë thashethem që qarkullon për dikë.

Si reagoni ndaj tyre?
Kam qeshur kur kam dëgjuar se ka shumë njerëz që diskutojnë rreth vërtetësisë së vitheve të mia por nuk jam surprizuar se gjithmone është folur për to. Meqë ra fjala : Nuk i kam plastike !!

Kush është thashethemi më i keq që keni dëgjuar?
Nuk kam dëgjuar ndonjë të keq deri tani.

Ju shohim gjithnjë në formë sa kujdeseni për lukun tuaj?
Këto dy muajt e fundit nuk kam patur fare kohë të merrem me veten. Provat në teatër zgjasin nga mëngjesi në darkë. Tani që e mbylla sezonin me teatrin kam pak më shumë kohë për lukun dhe për shopping.

Përveç aktrimit dhe muzikës keni ndonjë hobi tjetër?
Kërcimi. Kur jam e çliruar nga streset e punëve kam dëshirë të rifilloj të kërcej.

Ku do t'iu shohim më shpejt në muzikë apo në skenë?
Projekti më i afërt është në muzike tani në verë, por edhe në teatër sapo të rifillojë sezoni në shtator shpresoj të realizoj atë që kam në plan.

Po mendoni për pushimet verore?
Nuk kam përcaktuar ende një datë sepse do të jetë në varësi të impenjimeve por di që mezi po pres të pushoj pak.

E konsideroni veten njeri me fat?
Varet. Ndonjëherë mendoj që po, ndonjëherë jo dhe aq. Ka gjëra që i duhen lënë fatit, por për shumë të tjera na duhet t'i fitojmë vetë.
(SUADA DACI /Thash&Them)

Laura Nezha Rrëfen Sekretin E Vitheve Të Saj