>
BIOSHQIP
Biografia
Laura Pausini është këngëtare italiane e muzikës pop dhe është e njohur në nivel të Evropës, Amerikës Latine, Lindjes së Mesme, etj. Pausini është e njohur për zërin e fuqishëm që ka, për baladat dhe këngët e shumta të dashurisë.

Ajo flet shumë mirë disa gjuhë dhe ka regjistruar këngë në italisht, spanjisht dhe anglisht. Por gjithashtu ka regjistruar disa këngë në portugalisht, një gjuhë që ajo ka shumë njohuri, dhe frengjisht, por që nuk e flet tamam.

Në vitin 1993, fitoi në festivalin e këngës italiane të San Remo, me këngën "La Solitudine"

Në vitin 2006, në festivalin Grammy Awards, ajo fitoi çmimin Best Latin Pop Album për albumin Escucha (Degjo).