>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Llugagji "Hasan Prishtina" ndërsa shkollën e mesme zgjedhi të studioi në Ferizaj shkollën 'Qesk Zadeja' të muzikës. Ndërsa si i vogël kishe gjithnjë pasion muzikën që nga mosha 6-7 vjeqare.

Gjatë këtyre viteve aj punoi shumë si fillestar ku këngën e parë e realizoj në vitin 2011 "Vetëm Nocion" nga Tekstshkruesi Avni Qaili dhe muzikën nga Shkumbin Azizi kurse gjatë mbarimit të shkollës së muzikës ai realizoi dhe dy projekte shumë të suksesshme.

Më datë 29 Qershor 2015, filloi më fuqishëm me realizmin e këngës "Një Minut" e punuar nga tekstshkruesi Fatmir Muja dhe muziken Virusi, ndërsa për videoklip u kujdes Max Production nga Shqipëria.

E nis vitin 2016 ne festat e fundvitit nga Emra me këngën 'Ditë e Re', ku punuan Alban Furtuna dhe Arsim Bunjaku.

Më datë 29 Prill 2016, Laurant Halimi publikon videoklipin "Gjalle Apo I Vdekur".

Në vitin 2016, Laurant Halimi publikon albumin "Live 2016".

Më datë 9 Prill 2017, kënga e zhanrit baladë mban titullin “Si të zë gjumi”, e cila u punua nga Arsim Bunjaku i cili ka shkruar dhe vargjet, ndersa për orkestrimin është kujdesur Virusi. Klipi është realizuar nga XL Films dhe i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Më datë 29 Dhjetor 2017, Laurant Halimi publikon videoklipin "E Din Zemra".

Më datë 28 Prill 2018, Laurant Halimi publikon videoklipin "Le Te Flasin".

Më datë 30 Qershor 2018, Laurant Halimi publikon videoklipin "Me Te Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga Arsim Bunjaku, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.

Më datë 13 Prill 2019, Laurant Halimi publikon videoklipin "Jam Merzitë".

Më datë 19 Korrik 2020, Laurant Halimi publikon videoklipin "Ku I Kam Shokt E Mi". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.

Më datë 12 Qershor 2021, Laurant Halimi publikon videoklipin "Amina". Videoklipi u prodhua nga DArt Channel, ndërsa produksioni audio u realizua nga Arti Rec.

Më datë 19 Shkurt 2023, Laurant Halimi publikon videoklipin "Mashtrime E Rrena". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi u realizua nga Labinot Mezini. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.