TEKSTESHQIP

Leandro Hida
Shqiptar
Lyrics
(Feat. Astrit)

Nisi në shkollë me libra historie
Popull i lasht me kala e rrënja ilirie
kujtojmë me mall
Por asnjë me syrin e së ardhmes nuk sheh më larg
Sesa vendi që ne po jetojmë si në mekat
Vëlla i vogel tlutem ti mos qaj pse po largohem
Jeta qenka vetëm aventurë e smund të dorëzohem
I provova tgjitha mundësitë por nuk po gjej shpresë
Ndaj po zgjedh mundësine e parë të punoj ntjeter shtet
Se kam të lehte vlla tju le vetëm me nënën
E bëj për ty për jetën tënde të buzeqeshesh me hënën
Ta premtoj sdo bëj asgjë që të vë veten nrrezik
Por ndeshmerisht do punoj e do ndjek ëndrrën pa frikë
Ti rri në shkollë e mos le asnjë orë, je shembullor
Astronauti parë Shqiptar do bëhesh, thua gjithmone
Un do jem mirë mos u beni merak,
Ma puthni babin që me lot doren time ma lag.

Ref 1
Zemra nuk duron më të rrahi shpejt
Zemra ka nevojë për një jetë të drejtë
Dhe atë e gjen në botë botë botë
Të gënjen kush ta thotë thotë thotë
Zemra nuk jeton dot në vend të saj
Sa shumë kam nevojë i vetëm të qaj
Lumturinë e gjen në botë botë botë
Të gënjen kush ta thotë thotë thotë

Vlla i vogël u bën vite, që stë kam shkruar,
Unë e di shumë mirë tani u rrite je burrëruar
Por uroj që prindërit ti kem mirë, smunda tju shoh tju vizitoj sikur një herë në vit
Se jeta më shkoi si e qenit që rrugve rri,
Pa jetë pa shpirt pa dritë dielli si në qeli
Nuk deshti fati kisha ëndrra por mi flakën tej
Droga u duk e vetmja zgjidhje për fitim të shpejt
Isha i drejt, por kjo jetë më bëri djallëzor
Ja mora jetën tjetrit, mora pasuri me forcë
Emigracioni shoqërinë ma bëri ta urrej
Armik me to armik me veten,vetëm mik me lekun
Uroj që të nxjerrësh mësime vlla nga jeta ime ktej
Smunda të nxjerr dot përfitime ti gëzosh më shpejt
Por tani ska rendesi se e di nuk do tshoh më kurrë
Të uroj fat e puthi prindrit, përgjithmonë nga unë në burg