>
BIOSHQIP

Ledi Vokshi: Bëj çfarë Më Do Shpirti

04-09-2013
Ledi Vokshi nuk e mohon faktin se është njëra nga këngëtaret e estradës që shpenzon bukur shumë.



Pjesën dërmuese të veshjeve ajo thotë se e blenë jashtë vendit duke mos kursyer dhe duke mos i vënë rëndësi çmimit. Edhe kënga që ka plasuar në treg mbanë titullin “Materialiste”, ku Ledi ndjehet mjaftë e lumtur për suksesin e kësaj kënge.



“Pata paralajmëruar edhe më parë se kënga që është përfolur mjaftë me Ludo UR “Fuckin style” ka qenë provokuese dhe hot, ndërsa me këngën që e kam plasuar së fundi kam thënë se do ia nxjerrim flakën fare dhe kështu edhe ndodhi.

Jam më se e lumtur me këtë këngë dhe kjo më jep shtytje për të ecur para. Prandaj kjo më bënë që mos të kursehem edhe në dukjen time. Blejë çdo gjë që ma do shpirti”, ka thënë ajo.
(Zëri)

Ledi Vokshi: Bëj çfarë Më Do Shpirti