>
BIOSHQIP

Ledi Vokshi: “Viti 2014 Do Të Jetë Viti Im”

25-12-2013
Ndjehet mjaftë optimiste kur bëhet fjalë për dashurinë, ndonëse edhe pse ende thotë të jetë singël, këngëtarja Ledi Vokshi si duket e ka gati cakun, për faktin se ajo me mjaftë bindje thotë që viti 2014 do t’i sjellë dashurinë. “Babagjyshi Vitit të Ri po e sjellë babanë e fëmijëve të mi. Seç e ka humbur rrugën diku. Por jam e lumtur dhe po e pres me padurim. Por 2014-ta patjetër që e sjell djaloshin e ëndrrave të mia”, ka thënë ajo për “Zëri”. Ledi aktualisht ndodhet në SHBA, ku bënë të ditur se është e angazhuar në disa projekte të reja të cilat do t’i plasoj gjatë vitit 2014. Por përveç këngëve, ajo thotë se do të sjellë edhe shumë surpriza dhe këto plasime mbeten çështje kohe. “Po jetoj në Nju Jork dhe jam e angazhuar në studio për disa këngë të reja të cilat do jenë projekte për vitin 2014. Kam përshtypjen se viti në të cilin do të hyjmë, do të jetë viti im. Kam shumë surpriza për të sjellë, dhe padyshim do të bashkëpunoj me emra të njohur të fushës së këngës”, shton ajo. Festat e fundvitit Ledi do t’i kaloj bashkë me familjen, duke nisur menjëherë punët në fushën e këngës. “Festat do t’i kaloj me familjen dhe pastaj filloj angazhimet e muzikës duke filluar fuqishëm menjëherë nga janari”, thekson ajo. Ajo shpreson që projektet e saj të pëlqehen në publik.
(K.B/Zëri)

Ledi Vokshi: “Viti 2014 Do Të Jetë Viti Im”