>
BIOSHQIP

Ledina Çelo, E Ftuar Speciale Në “Miss Universi Shqiptar”

07-11-2012
Këngëtarja Ledina Çelo, ka qenë e ftuar speciale, midis shumë artistëve të tjerë pjesëmarrës në një spektakël bukurie të organizuar nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani "Miss dhe Mister Universi shqiptar". Ajo ka kënduar në këtë spektakël, i cili u zhvillua pak ditë më parë në Cyrih, këngët e saj më të reja dhe duke qenë që në një konkurs bukurie, edhe ajo është dukur si një Miss i vërtetë.

Nisur nga fotoja mund të themi se Ledina i ka rivalizuar denjësisht Miss-et edhe pse disa vite më e madhe në moshë se vajzat pjesëmarrëse. Me statusin e mamit, Ledina jo vetëm është dukur tepër në formë por dhe shumë seksi. Ajo kishte zgjedhur të vishte një kostum, ku xhaketa ishte tejet e hapur, aq sa i dukej ndoshta më shumë seç duhet dekolteja. Nëse një ditë do të organizohej një konkurs bukurie ku do të zgjidhej "Miss mami", me siguri që këngëtarja Ledina Çelo do të ishte një nga pretendentet kryesore për titullin. Ne urojmë që ajo ta ruajë ndër vite formën e saj të shkëlqyer fizike dhe të mbetet një mami seksi.
(Koha Jone)

Ledina Çelo, E Ftuar Speciale Në “Miss Universi Shqiptar”