>
BIOSHQIP

Ledina Çelo, Kjo Mami Seksi!

30-07-2013
Ia del gjithmonë të na lërë pa fjalë. Edhe atëherë kur s’ka diçka të re për të prezantuar, është e vështirë ta anashkalosh një personazh si ajo.

Mjafton t’i hedhësh një sy galerisë së fotove, për të kuptuar që femra të tilla s’duhen lënë larg vëmendjes së medias. E realizuar në karrierë e familje, me një dukje gjithmonë perfekte. Kjo është Ledina Çelo, këngëtarja e famshme e skenës shqiptare, e cila do t’i bashkëngjitet sot faqeve të “Summer Pages” me fotot e pushimeve të sivjetshme, që ashtu si paraardhëset po i kalon krah të birit, Erlis dhe bashkëshortit Naim.

Siç shihet qartë edhe në imazhet e sjella, Ledina reflekton lumturi dhe paqe në çdo pozë, duke përçuar kështu energji pozitive tek të gjithë ata që i shohin këto foto. Ajo që vihet re, përveç familjes së lumtur e përkushtimit të madh që ka këngëtarja ndaj të birit, është edhe trupi i saj, të cilin, për hir të së vërtetës do ta ëndërronin edhe vajzat e reja të skenës,transmeton Ballakanweb.

Po për këtë Ledina meritat ua lë geneve. Në intervistën e një viti më parë, ajo i është përgjigjur kështu pyetjes që i kemi bërë: “Tani që u bëra dhe mami, mendoj se fizikun e kam më tepër trashëgimi genetike. Gjithsesi jam shumë e kujdesshme në të ushqyer. Kam vite që i kam eliminuar brumërat, po ashtu dhe ëmbëlsirat. Preferoj shumë produktet bio dhe sporti ka qenë kulturë në familjen time”. Ledina Çelo vazhdon të mbetet edhe sot, një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, kërshëria për të cilën qëndron gjithmonë e ndezur.
(Indeksonline)

Ledina Çelo, Kjo Mami Seksi!