>
BIOSHQIP

Ledina Çelo, Ndoshta Fituese Në “Kënga Magjike”?

30-11-2013
Festivali më i madh në vend Kënga Magjike shënoi 2 netët e para gjysmëfinale gjatë datave 28 dhe 29 nëntor. 44 artistë performuan në këto 2 netë duke performuar dhe duke sjellë interpretime nga më të ndryshmet.

Por ky festival ka një fitues, siç e don tradita e këtij festivali këngët a natës finale zgjidhen nga vetë artistët duke votuar për njëri tjetrin. Emrat e këngëtarëve finalist janë bërë të njohur tashmë dhe ata janë: Besa, Mihrije Braha, Ronela Hajati, Dren Abazi, Endri & Stefi Prifti, Ledina Çelo, Adelina Thaqi, Manjola Nallbani, Rovena Dilo, Jehona Sopi, Classic Boys, Xhesika, Era Rusi & GBMC, Olta Boka, Nora Istrefi & Jonida Maliqi.

Por mesa duket shpejtësia e komunikimit dhe rrjeteve sociale ka bërë që fituesi të dihet para kohe. Pretendohet që Ledina Çelo është fituesja e këtij eicioni të festivalit Kënga Magjike. "Gaboja" është kënga me të cilën Ledina u paraqit në këtë festival me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Olti Currit.

Besohet se çmimi i dytë i takon këngëtares Besa Kokedhima, ndërsa çmimi i tretë pretendohet ti ndahet këngëtares Manjola Nallbani.
(Teksteshqip.Com)

Ledina Çelo, Ndoshta Fituese Në “Kënga Magjike”?