>
BIOSHQIP

Ledina Çelo: “Nuk Ka Rëndësi çmimi Për Mua”

09-12-2013
Edhe pse u përfol mjaft për të qenë fituese e mundshme në festivalin “Kënga Magjike 2013” këngëtarja Ledina Çelo nuk mbeti pa çmim. Ajo pas një interpretimi të shkëlqyer me këngën “Gaboja”, arriti të shpërblehet me vendin e dytë.

Ledina tha se asnjëherë nuk hyn në festival për të fituar çmim, por vetëm të promovojë këngën te publiku.

“Nuk ka rëndësi çmimi për mua. Në fakt ajo që dua është që kënga të pëlqehet dhe të ketë duartrokitjet e publikut se përndryshe çmimi nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në krijimtarinë time muzikore. Unë më shumë i kushtoj rëndësi publikut apo thënë më mirë këngës e cila pëlqehet në publik se sa të marrë ndonjë çmim”, ka thënë Ledina.

Ledina na bënë të ditur se tani do të nisë përgatitjet për programet festive të Vitit të Ri në të cilat thotë se do të mundohet të paraqitet sa më bukur.

“Padyshim se nuk do të mungojnë paraqitjet e mia edhe për këtë fundvit. Në programet festive do të mundohem të paraqitem sa më bukur”, shton ajo.

Projektet e reja që është duke i përgatitur Ledina do t’i plasoj bashkë me videoklipe të cilat thotë se do t’i përgatitë me përkushtim. “Do mundohem që të sjellë këngë dhe projekte sa më cilësore për publikun tim kudo që ndodhet”, tha ajo.
(Zëri)

Ledina Çelo: “Nuk Ka Rëndësi çmimi Për Mua”