>
BIOSHQIP

Ledina Tregon Barkun E Rrumbullakosur

24-06-2014
Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo me në fund ka vendosur të postojë një foto të sajën në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Fotoja është postuar në Instagram, rrjeti social ku vendosi të bënte publike edhe lajmin se ishte në pritje të fëmijës së dytë, vajzë.

Ledina prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e Kickbox-it Naim Kabashi dhe djalin 4 vjeçar Erlisin. Aktualisht ajo gjendet në Shqipëri, ku sapo ka përfunduar edhe xhirimet për klipin e këngës së saj më të re, e gjithashtu po shijon edhe ditë pushimi në bregdet.
(Express)

Ledina Tregon Barkun E Rrumbullakosur