Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ledina Çelo - Ne Nje Ishull Qe Nuk Ekziston (Feat. Dr.Flori)  Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  207

[Ledina Çelo]

Më bën shume pyetje që as vetë nuk i di,
Di që pranë je ti,
Di që me ty rri,

E di se fryma jote jetën po më shton,
Pesë minuta shkon,
Shpirt sa më mungon,

Kemi ndaluar,
Jemi harruar,
Në mijëra puthje, për çdo puthje 'shpirt' je ti!

Kam drithëruar,
Me ty jam shuar,
Me ty çdo herë, përherë unë ndihem,
Fantazi!

Më jep dorën bashkë le të shkojmë,
Të jetojmë ne,
Të harrojmë ne,
Na na na, në një ishull që s'ekziston,
'Mirëmëngjes', më thotë,
Në mesnatë agon,

S'je Romeo, jeta vazhdon,
T'i harrojmë e rrojmë,
Bashkë të dy të shkojmë,
Na na na, nëse koha s'do ta pranojë,
Le të bëjë ç'të dojë,
Ku të dojë të shkojë,

Fjalët sa shpejtë shkojnë kur pranë je ti,
Ti, që pranë të vij,
Me ty jam fëmijë,

Sytë e tu kur shoh i ledhatoj,
Shkojnë e shkojnë e vijnë,
Jo, nuk më mjaftojnë,
Kemi ndaluar,
Jemi harruar,
Në mijëra puthje, për çdo puthje 'shpirt' je ti,
Kam drithëruar,
Me ty jam shuar,
Me ty cdo herë, përherë unë ndihem,
Fantazi!

Më jep dorën bashkë le të shkojmë,
Të jetojmë ne,
Të harrojmë ne,
Na na na, në një ishull që s'ekziston,
'Mirëmëngjes', më thotë,
Në mesnatë agon,

S'je Romeo, jeta vazhdon,
T'i harrojmë e rrojmë,
Bashkë të dy të shkojmë,
Na na na, nëse koha s'do ta pranojë,
Le të bëjë ç'të dojë,
Ku të dojë të shkojë!

[Dr.Flori]

Në dhjetë urdhërat që Zoti ka sjellë në Tokë për njerëzimin,
Një është më i sakti për këtë atmosferë,
Ai që thotë 'Mos dëshiro gruan e tjetrit',
Pasi ka shumë mënyra për t'u argëtuar,
Dhe një nga këto është që të ndjesh ritmin,
Që të ndjesh ritmin,
Gjeje ritmin...eh,
Gjeje ritmin...eh!

[Ledina Çelo]

Fantazi!
Më jep dorën bashkë le të shkojmë,
Të jetojmë ne,
Të harrojmë ne,
Na na na, në një ishull që s'ekziston,
'Mirëmëngjes', më thotë,
Në mesnatë agon,
S'je Romeo, jeta vazhdon,
T'i harrojmë e rrojmë,
Bashkë të dy të shkojmë,
Na na na, nëse koha s'do ta pranojë,
Le të bëjë ç'të dojë,
Ku të dojë të shkojë!

Ky tekst u dërgua nga Rubina&rrona   Marin88



Featuring: Dr. Flori
Publikimi: 21/12/2004
Festivali: Kënga Magjike 2004
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Dr. Flori
Orkestrimi: Adrian Hila


Më Shumë Këngë Nga Ledina Çelo:


Komente 0


Ledina Çelo - Ne Nje Ishull Qe Nuk Ekziston
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ne Nje Ishull Qe Nuk Ekziston".
3. Video është e këngës "Ne Nje Ishull Qe Nuk Ekziston", por nuk këndohet nga Ledina Çelo.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.