>
BIOSHQIP

Ledri Prezanton Hitin E Ri Të Titulluar “Kings”

27-04-2016
Ledri Vula do të lansojë të mërkurën videoklipin e tij të ri.

Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se projekti i ri i Ledrit titullohet “Kings”.



Këtë projekt Ledri sipas po këtyre burimeve e ka punuar në studion e BigBang Beats, pra në RedBox Entertainment, që është shtëpia e shumë hiteve.

Teksti ka thumba të shumta për konkurrencën e reperit, i cili pritet t’u japë goditje të fuqishme rivalëve.



Ledri ka dy javë që ka nisur përgatitjet për një premierë më ndryshe.

Ai ka paralajmëruar në mënyrë të jashtëzakonshme një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku falas do të performojë para të pranishmve projektin e tij të ri.



Këngën Ledri e ka realizuar shumë kohë më parë dhe madje e ka performuar ne disa koncerte ekskluzivisht.

Por, vetëm tash ky projekt ka gjetur lansimin, teksa premiera e tij është e pazakontë.
(Telegrafi)