>
LETERSISHQIP

Ke Apo S’Ke Burë

Fustani mbi gjunjë
Pulpëtë përjshta
Ke apo s’ke burë
Në ke, mos ta pafsha
Me shtatë dantella,
Këmisha e bardhë
Anën dot s’ja gjeta
Shtatë ditë me radhë
Shtatë pashë lëshuar
Dredhur përmesi
Mbi supe kaluar,
Me to lidhej qejfi
Të thashë tungjatjeta
Me sy m’u përgjigje
Me vetull’ të serta
Zemrën më godite
Rashë e nuk të pashë
S’pashë ç’më kish gjetur
Sikur vjet me radhë
Bashkë kishim fjetur
Ç’qenka e papritura
Ta humbet durimin
Nesë humbet drita
Nxir sa më shpejt syrin
Më mirë të dalë syri,
Sesa kur del nami
Me erë trëndafili
Nuk shuhet malli.