>
LETERSISHQIP

Natë E Bukur

Orë e vonë, gjithë zemrat pushim bëjnë,
Vetëm zemrat plot zjarre nuk flenë,
Se s’ka gjumë dashuria asnjëherë,
Të gjithë dinë e dashurojnë, kur kanë lerë.
Natë e bukur, sykulluar, faqelarë,
Dritë hëne, e qëruar, dheut rarë,
Maja malesh, vetullqeshur, vesh po mbajnë,
Zall e ujë, llërëpërveshur, gjokset lajnë.
Dalëngadalë hëna ecën si mbi vesë,
Ylli i bukur, syrin ҫelur në të verdhë,
Shkëmbi ngritur, gjoksin hapur, s’përshpërit,
Si një dhëndër që s’fle gjumë, s’i flenë sytë.
Dritë qielli rrëmben toka nëpër natë,
Nëpër natë veson dheu një cipë mjaltë,
Djalë i ri shpirtin plot shkulme, dikë pret,
Tek një lis me degët hapur është mbështetë.
Orë e vonë, gjithë zemrat pushim bëjnë,
Vetëm zemrat plot zjarre nuk flenë.
Nga libri " Bilbilat e vendit tim"
Shtepia Botuese " Naim Frashëri"
TIRANE 1981