TEKSTESHQIP

Lek Pecnikaj & Fatmira Breçani
Nje Sy Hene Tjetrin Diell
Lyrics

T'kam pasë thanë,je zjarr e flakë,
Kur t'shoh ty,harroj me u plakë,
Ti,që i ngrin zogjtë nëpër qiell,
Një sy-hanë e tjetrin -diell

Diell e hanë,tuat i pate,
Edhe lulet nëpër shpate,
Por të gjitha i harrove,
Katër dete i kalove!

Synin-diell,ti, me ma dhanë,
Bora,rrugës më ka nxanë,
Me at' diell,borën e shkrij
Edhe vij e të gjej ty!

Unë,diellin,s'ta jap ty,
Ti në Zvicër,Gjermani,
Për Shqipni, un' e kam diellin,
Me çelë lulet e agimin

Mirë,ma jep,pra, synin-hanë,
Në rrugë nata më ka nxanë,
Duhet,hana, me m'ba dritë,
Për me ardhë tek ti një ditë

Unë,hanën s'ta jap ty,
Ti në Londër e n'Itali,
E kam hanen për kto male,
Për të bukurat,net shqiptare!

N'mos m'i dhaç ti diell e hanë,
E kaloj detin në kambë,
Me krahë zogjsh,o, qiellit vi
E të gjej në Dardani!