>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe pse u rrit ne nje mjedis qe nuk krijonte kushte te favorshme per te realizuar endrrat, ai e mbajti gjalle endrren per t'u bere i famshem. Ai deshironte te njihej nga te gjithe, duke mos i interesuar si dhe pse. Ndryshe nga te gjithe bashkemoshataret e tij, ne vitin 2005 ai shkoi ushtar me deshire dhe i la te gjithe pa mend kur hyri te dega ushtarake ne Shkoder, ku edhe pse te gjithe kundershtonin se nuk kishte arritur moshen, ai vazhdonte te kembengulte. Gjithsesi Leka e realizoi deshiren duke u derguar ushtar ne qender te Gardes se Republikes se Shqiperise per nje periudhe 1 vjecare. Pasi perfundoi detyren e tij si ushtar, po ate vit (2006), emigroi drejt Italise. Gjate 4 viteve pasuese vazhdimisht levizte ne te gjitha qytetet e Italise, dhe jo vetem. Puna qe ai bente shpesh e detyronte te levizte edhe drejt vendeve fqinje te Italise. Por, ashtu si pothuajse te gjithe emigrantet, jeta do ta perballte me shume veshtiresi. Pavaresisht se Leka do te ishte ne levizje te vazhdueshme,jeta e nje "emrigranti ne levizje" do ta perfshinte ne sfida te verteta, te cilat me pas do t'i mbyllte edhe me burg. Edhe pse shoqeria e gabuar e tradhetoi rende, perseri asgje nuk do mund ta ndalte. Do te shlyente detyrimet ndaj ligjit shume shpejt, duke e bere Leken me te forte ndaj betejave te tjera, ku sfida iu be si miku me i forte i jetes tij. Ne dhjetor te vitit 2009 ai vendosi qe te kthehej. Ky kthim ne vendlindje do te ishte edhe periudha qe do ta bente te njihej kudo ku kishte shqiptare.

Ne mars te vitit 2010 ai filloi te jetonte endrren e tij duke realizuar nje videoklip te thjeshte me titull "Bukuroshja ime", te nje media lokale ne Shkoder. Qe i vogel atij i pelqente shume te shkruante tekste nga me te ndryshmet, dhe me vone u be tekstshkrues i te gjitha kengeve te tij dhe jo vetem. Ky ishte vetem hapi i pare, sepse endrra per te qene kengetar nuk u mbyll ketu. Fillimisht Lek Plepi u njoh si legjenda e facebook-ut. Vazhdimisht tregonte per jeten e tij, duke postuar batuta te ndryshme. Vetem 6 muaj pas hapjes se profilit ne facebook, fama e tij shpertheu tamam si nje bombe, ku shume shpejte ai u be pjese e show bizz-it Shqiptar. Duke u ftuar ne disa emisione te ndryshme si “Wake up” ne TopChannel, “Zone E Lire”, dhe ne media e radio te tjera si lokale ashtu dhe kombetare(RadioTirana, SuperstarRadio, RadioMotiv,etj), deshira e tij per te vazhduar me tej vetem sa u shtua. Fama e tij u pasua edhe me realizimin e disa videoklipeve te reja. Per kete ai u ftua edhe ne club-et me te njohura te Shqiperise si VenueClub, SharmClub, etj. Emri i tij permendej gjithandej si ne media dhe emisione te ndryshme, por ajo qe nuk kishte te sosur ishte lista e atyre qe kerkonin foto dhe autografe nga Lek Plepi. Njerez te famshem te skenes Shqiptare dhe publik i thjesht i kushtonin vemendje jetes dhe aktivitetit te kengetarit. Duhet thene se ne kete periudhe ai u perfshi shume nga adrenalina e fames se momentit, duke postuar ne rrjetet sociale batuta te tepruara dhe foto intime.

Më datë 12 Korrik 2012, Lek Plepi publikon videoklipin "Kush Mohon Se Jam Shqiptar", në bashkëpunim me Djali Malesise & Spinxa.

Më datë 15 Nëntor 2012, Lek Plepi publikon videoklipin "Plot 1 Shekull Pavarsi", në bashkëpunim me Ylberi.

Më datë 8 Janar 2014, Lek Plepi publikon videoklipin "Diskoteka Vs Cocaina".

Më datë 9 Qershor 2017, Lek Plepi publikon videoklipin "Uragani". Muzika dhe teksti u shkruan nga vetë Lek Plepi. Ky videoklip duket se i ka kaluar te gjitha pritshmerite, por asgje nuk perfundon ketu, sikurse edhe ai e thekson te kenga "ktu s'ka perfundim". Pas nje pause te gjate ne karrieren e tij, 2017-ta duket se e solli ndryshe ate. Tanime ai shfaqet krejt ndryshe. Batutat dhe cdo gje qe ai bente me pare tani i duken budallalleqe qe i perkasin se kaluares. Siç u lartpermend Lek Plepi nuk eshte me i njejti. Mesa duket ai e ka marre shume seriozisht karrieren e tij, duke u shfaqur si nje Lek Plepi i tjetersuar dhe si nje kengetar i mirfillte i estrades shqiptare.

Më datë 25 Maj 2018, Lek Plepi publikon videoklipin "Seen", në bashkëpunim me Linda Morina.

Më datë 23 Qershor 2018, Lek Plepi publikon videoklipin "Kanuni I Lek Plepit".

Më datë 8 Nëntor 2019, Lek Plepi publikon videoklipin "Ku Jeni". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Lek Plepi.

Më datë 25 Dhjetor 2020, Lek Plepi publikon videoklipin "Nana Ime".

Më datë 19 Janar 2024, Lek Plepi publikon videoklipin "Degjoje Mir". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Lek Plepi, teksa për arranzhimin u kujdes Elvin Unaza. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
DËRGOI: