Leon Tolstoi
Leon Tolstoi

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


    (1828-1910)
  • Vendlindja:
  • Jàsnaya Polyana Rusi

Biografia

BIOGRAFIA: Leon Tolstoi është një autor/publicist i huaj. Lev Nikollàevič Tolstoy apo Leon Tolstoi (Jàsnaya Polyana, 9 shtator 1828 - Astàpovo, 20 nëntor 1910), ishte një shkrimtar, filozof dhe aktivist shoqëror rus. Jeta e Tolstoit ishte e gjatë dhe tragjike, e dominuar nga një tension i thellë. Tolstoi kishte një evolucion të brendshëm të pandërprerë, të mundimshëm, ai luftoi me veten dhe me botën, dhe kjo luftë, ndonjëherë e vrullshme, ushqeu pa pushim impulsin krijues. Prandaj studimi i jetës së ...

>> Lexo gjithë biografinë >>




Lidhje



» Dërgo një thënie »

Thënie nga Leon Tolstoi

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriut i pëlqen të shohë të përulur edhe mikun e tij më të mirë. Pikërisht mbi përulësinë bazohet pjesërisht miqësia.
     aforizma
    1
    409
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ndryshimi mes njerëzve është vetëm ndryshim në dije.
     aforizma
    0
    405
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njerëzit të mbysin siç bëjnë qentë me qenin e plagosur. I vetmi shpëtim nga njerëzit është të fshehësh plagët.
     aforizma
    0
    405
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriu dashuron jo ngaqë ka interes të dojë këtë apo atë, por ngaqë dashuria është esenca e shpirtit të tij.
     aforizma
    0
    404
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriu nuk është kurrë më egoist se në çastet e entuziazmit.
     aforizma
    0
    404
  • 2021-02-08 14:34:41
    Nuk më pëlqejnë lotët, por më e keqja është të mos mund të qash.
     aforizma
    0
    404
  • 2021-02-08 14:34:41
    Çdo gjë shkon në kohën e duhur tek ai që di të presë.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Anarkistët kanë të drejtë në çdo gjë, por jo tek dhuna.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Bisedat nuk i përforcojnë lidhjet e mira, madje i përkeqësojnë ato. Duhet biseduar sa më pak, sidomos me ata që duam më shumë.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Do ta them të vërtetëm mbi femrat vetëm kur të jem me një këmbë në varr. Do ta them, do të hidhem në qivur dhe do të mbyll kapakun.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Edhe vetë ndjenjat kërkojnë qëllimin e tyre.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ferri është vuajtja që nuk të lejon më të duash.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Gjuetia nuk është një formë natyrore e luftës për ekzistencë, por një kthim i vullnetshëm në një stad egërsie.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo akoma më shumë u ka hije budallenjve.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Pavarësisht se mjekët e kuronin, i heqnin gjak dhe i jepnin ilaçe, ai prapëseprapë u shërua.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Që të thuash atë çfarë dëshiron të thuash në mënyrë të kuptueshme, fol sinqerisht, e që të flasësh sinqerisht, thuaji mendimet siç të vijnë.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    S'është hajdut ai që merr ç'i nevojitet, por ai që mban e s'ua jep të tjerëve, diçka që atij s'i duhet patjetër, por që të tjerëve uduhet medoemos.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Sekreti i lumturisë nuk është të bësh gjithmonë atë që do, por të duash gjithmonë atë që bën.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Të gjitha familjet e lumtura përngjajnë me njëra-tjetrën, por çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet.
     aforizma
    0
    403
  • 2021-02-08 14:34:41
    Të gjithë mendojnë të ndryshojnë njerëzimin, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten.
     aforizma
    0
    403

Komente 0