TEKSTESHQIP

Leonard Bombaj
Mirmengjes Miss Lamtumire
Lyrics
(Feat. Evis Mula & Kripmjaltezat)

Alo e beson
nuk e prisja të gjeja kaq shpejt në telefon
Kam pranë një amerikan
Habitet qesh gishtat kafshon
Nuk e beson që flas me ministër
Nuk kam më ç’ti them e kam mik
Këndojmë bashkë unë bob dilan ai eminem
Hej ç’kemi nga ty
E rëndë politika
I mban mënd netët tek stacioni I trenit
Me llastiqe në qafë pa gjah në dorë
Bridhnim vagonave që flinim
Ti zbulove një komshie që tradhëtonte në sedilje me shofer zizi
Tr0753
Gjahu më I madh I fëmijëris për ne
E di kam një foto unë Gena dhe ti
Dhjetë vjeçarë në bardh e zi
Vetëm se në qafë I hodhëm dorën I nxorrëm namin si dashnore
U betuam nën streh
kur të rritemi do martohemi të tre
ta them troç e di çfarë kam zili
Jo zyrën sekretaret përreth
Lagështin e qytetit që këmba jote shkel në mëngjes
Shkele Ben
Nëse më ke mik vërtet
Më bëj një nder
Kot për gallat
Sa hapa prej misnistri bën nga universiteti në mehallë?
Është më gjatë vallë?
Shëtiti për mua vëlla
Pesë mijë milje distancë
Po I shkurtoj me celular
Jam anije e ikur Ben
Me spirancë te ngulur atje
Zinxhirë që më tërheq Osh zvarrë
Alo…
“Ministri hyri në takim, telefononi më vonë “

REFRENI
Qeraxhi o I Grebenesë dhe moj qe o qeraxhi
Të fala o mi bëj nënesë dhe moj qe o qeraxhi

Alo ben nuk ka problem po marr me kartë flasim gjatë
Lexova në gazetë dikush tha artisti mërgimtar vdes për jetë
Jo mik, ja fut kot
Jeta ime e jote në tru kalëron
Kujtesa ime një lagje që gëlon plot zhurmë
Emri yt është këtu në rrugicë Ben
Dhe për më shumë
Ëndrrat janë filma që projektojnë mijëra kuadro në sekondë
Dakord nuk kam film të blej
Por rrëfej
Sa qe ky celular të shpërthej
A nuk e krijoi zoti botën nga I largëti në mërgim
A nuk e shkroi Homeri epokën pertej syve verbim
A nuk e dërgoi bethoveni notën tambur prej kurbetit shurdhim
Këtu studioj unë universiteti mërgim
Artist që veprën bën shuk
Gris, shtrydh, vlon, derdh, pikon në një këngë
Stërgjyshin Homer kam sponsor dhe hijen time bashkëudhëtar
Më është mbushur mendja top se kam takuar në jetë të paktën një here çdo shqipëtar
Hollywood është aty Ben hollywood
Libër gjigand me faqe bosh që pret
Po sa vepra e ide vdesin në harrim
Sa vetëvriten në mërgim
Sa turma mbyten në internet
Sa çjerrin kanatjeren e mallit të nderur me epitafe të pa thëna
Thahen digjen në diellin e pritjes të deshifruara nga hëna
Askush nuk I numëron
Ejj…
What the hell do you want
It’s my privacy
I don’t have the right to call?
Është pronari Ben kërkon qetësi
Do të doja të flisja më ballkon por është pirg me borë
“ You have zero credits in your card. Goodbye!”

Refreni!
Qeraxhi o I Grebenesë dhe moj qe o qeraxhi
Të fala o mi bëj nënesë dhe moj qe o qeraxhi
Pres me vjet edhe pres me dite edhe more
Qe o qeraxhi.
Aman pres nje shenje edhe pres nje drite edhe more
Aman qe o qerraxhi.

Pak dritë o shok o vëlla
Kur shpirti vuan dhe syri dritë nuk ka

Hej të telefonova për surprizë
E di ashensori më ngjit në kullat binjake
New York mik kryevepër
Poshtë meje ëndrra e vjetër
Prej këtej dashuron gjithë botën
Në këtë dhomë që ngjitet jemi të paktën dhjetë rraca
Të gjithë qeshin
Fryma jonë më duket re re re
Themelon një cop qiell bukur ë?
Më vjen keq lashë nusen poshtë
Ka frikë nga lartësia
Presim fëmijë por ska gjë
Dikush më pret sot Ben
I ka pëlqyer historia
Në duket do të bëhen film qyfyret e tua dhe të mia
Ja dhe ca ne kate të larta për një firmë miku im ministër
From tween towers të fala
Një grua po shikon titullin e letrave që mbaj gjoks
Alo më dëgjon?
Gjuhën të deshifroj kërkon
Më eksiton vështrimi I saj me vjen ti them : hej zonjë e shkathët
Është një film për jetën time, miqtë e vjetër fëmijërinë e largët ….
………………………………….
Ma punoi jeta Ben
Më ngjiti më la
Iku smë priti
Qiellin kam stacion
Prej qiellit shoh udhëtimin tim si tym që u zvarrit
Dhe më pas një çast u ngrit
U ngrit sa për të formuar një “L”
Në tokë dhe qiell një “ L” për lamtumirë
Ben çdo mëngjes hape telefonin se dua të pëshpëris nga hapësira
Mirmëngjes mis lamtumira!