>
LETERSISHQIP

Mos Qesh Me Fatin E Tjetrit

Digjej qiriu në heshtje e tretej,
Çdo minut e më i vogël mbetej.

Jepte ç’kishte më me vlerë, jetën,
që njërzit të shikonin të vërtetën.

Flaka shkëlqente e hidhej në mure,
ndriçonte, skuta e konture.

Tallej me qirinë, që zbehej, tretej,
flaka nga gazi qeshte sa mekej.

Kur nata po i afrohej mëngjesit,
e jashtë dëgjohej kënga e këndezit.

Qiriu, ç’kishte nga shpirti e dha,
dhe nga jeta pa bujë u nda.

Por ç’ndodhi ? Bashkë me ikjen e darkës,
vdiq dhe drita dhe mburrjet e flakës.