>
LETERSISHQIP

Fjalët E Mëdha

Pranë oxhakut bubulak,
një tenxhere me kapak.

Po valon, valon e zien,
flakët sa vinë e ngrihen.

Hanë drutë i përpijnë,
flakët rreth po vetëtijnë.

Thotë gjuhë e saj e zjartë :
- Do ngjitemi ne sa më lart.

Përmbi trarët e shtëpisë,
zjarrin do ti vëmë çatisë.

Uji valon n’tenxhere brënda,
flakët ti dëgjoi si ka ënda.

Nga temperatura e lartë,
hidhet edhe derdhet jashtë.

Zjarri meket, lebetitet,
shpirti fillon ti venitet.

Uji qesh me gllu, gllu, gllu :
- Mburrjet shkojnë deri këtu.