>
BIOSHQIP

Leonora Poloska Në Lidhje Me Andin Randrobraven?

21-01-2016
Këngëtarja Leonora Poloska me datën 1 janar 2016 ndryshoi statusin e saj në facebook, nga single duke e kthyer në "një marrëdhënie", por pa e identifikuar se kush ishte personi.

Por sot në rrjetet sociale kantautori i njohur Andin Reshat Randrobrava ka publikuar në rrjetin e tij social në facebook një foto ku shihet bashk me Leonorën në një qendër tregtare të Shkupit.

"With my love" ka shkruar Andini në mbishkrimin e fotos e ndërsa na ka lënë të kuptojmë se mbase ata të dy janë në një lidhje dashurie. Këtë gjë e konfirmojnë edhe shumica e komenteve të cilët shprehin urime për çiftin duke iu thënë: "U trashëgofshi", "Jeni një çift perfekt" etj.

Megjithatë ende s'kemi marrë asnjë konfirmim nga vetë këngëtarja.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Leonora Poloska Në Lidhje Me Andin Randrobraven?