Thënie Për Shokët

Thënie Për Shokët

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2021-10-22 18:51:02
    Dy vajza/djem mund të jenë shoqe/shokë, por i treti është veç një numër!
    Serena Ulaj aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ata që heqin miqësitë nga jeta, heqin diellin nga bota.
    Ciceroni aforizma
  • 2021-10-23 20:01:41
    Sa më pak shoqëri të kesh, aq më i/e qetë do të jesh!
    Serena Ulaj aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Armiku e miku yt, bashkë, të godasin në zemër. I pari flet keq për ty, e i dyti vjen e ta thotë.
    Mark Twain aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Miqësia fillon ku interesi mbaron.
    Ciceroni aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriut i pëlqen të shohë të përulur edhe mikun e tij më të mirë. Pikërisht mbi përulësinë bazohet pjesërisht miqësia.
    Leon Tolstoi aforizma
  • 2021-10-21 08:38:15
    Një shoqëri e mirë, është një familje e dytë.
    Blerim Bytyçi aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Një gjysmë miku është një gjysmë tradhtari.
    Viktor Hugo aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    E kush është ai që vdes pa marrë me vete edhe një shkelm, dhuratë të një miku?
    William Shakespeare aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Një mik i vërtetë është ai që të merr për dore e të prek zemrën.
    Gabriel García Márquez aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    E vetmja mënyrë për të patur një mik është të jesh i tillë.
    Ralph Waldo Emerson aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Nga të gjitha gjërat që dija siguron për të patur një jetë të lumtur, e mira më e madhe është miqësia.
    Epikuri aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t'i mashtrosh ata.
    Johann Wolfgang Von Goethe aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Një prej kënaqësive të të paturit miq të vjetër është se me ta mund t’ia lejosh vetes të sillesh edhe si i krisur.
    Ralph Waldo Emerson aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Nuk kemi dhe aq nevojë për ndihmën e miqve, sa për sigurinë e ndihmës së tyre.
    Epikuri aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Fatkeqësia shfaq miqtë e rremë, kurse koha i shfaq të dy llojet e miqve.
    Aristoteli aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Mënyra më e mirë për t’i mbajtur miqtë është të mos u kërkosh asgjë e të mos u detyrohesh asgjë.
    François de La Rochefoucauld aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Një njohje e re është një eksperiment, një miqësi e re është një rrisk.
    Ezra Pound aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriut i pëlqen që edhe shokun e tij më të mirë ta shohë të poshtëruar. Për shumicën e njerëzve, miqësia bazohet mbi poshtërimin.
    Fjodor Dostojevski aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Tekat e fatit vënë në provë besueshmërinë e miqve.
    Ciceroni aforizma