>
BIOSHQIP
Biografia
Ne daten 29.4.2016, ajo i shtoi nje pasion, nje ndjenje e nje bukuri te re letersise shqiptare me librin e saj te pare "Thjesht dua ta di".Leticia ka bere studime per degen piano e balet. Ne vitin 2008 ka fituar cmimin e pare "Princesha" ne konkursin "Princi dhe Princesha" Koha Tv Tirane. Ajo ka marre pjese ne panairin e shkollave organizuar nga "D.A.R" me pikturen e saj "Pranvera". Shpresojme qe kjo vajze e talentuar te vazhdoje rrugen e saj si artiste dhe te hedhe drite ne letersine shqiptare. Per teksteshqip.com, Leticia u shpreh: "Jeta eshte e bukur per te krijuar, eshte e gjate mjaftueshem per ta shijuar dhe eshte e dhimbshme per ta jetuar. Nese kurre nuk e ndiqni endrren tuaj, kurre nuk do ta kapni ate. Prandaj ndiqeni endrren tuaj njesoj si une dhe do te jeni ne rrugen e duhur, me besoni. Librat nuk jane te bere prej faqesh e fjalesh ata jene bere prej enderrash, shpresash e te pamundures qe ne libra behet e mundur. Te lexosh do te thote te enderosh me sy hapur, te eksplorosh permes botes reale te pamunduren. Qofte dy vargje kane nje vlere qe shkon pertej asaj qe ju mund te imagjinoni. Ndersa muzika eshte nje shlodhje per t'u shkeputur nga kjo bote egoiste.".