>
BIOSHQIP
Biografia
Në vitin 2017, Lidia Lufi ishte finaliste në The Voice of Albania 6, ku spikati për vokalin e saj. Po në atë vit, ajo mori pjesë në festivalin e muzikës qytetare në Shkodër duke fituar çmimin e dytë me këngën “Vajza shkodrane”.

Më datë 4 Qershor 2018, Lidia Lufi publikon videoklipin "Home". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga vetë Lidia Lufi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.

Në Tetor 2018, Lidia Lufi merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Duaj".

Në Dhjetor 2018, Lidia Lufi merr pjesë për herë të parë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën "Rrëfehem", me muzikë nga Enis Mullaj dhe tekst të vetë Lidia Lufit.