>
LETERSISHQIP

Shpirti Im

Avull është ky shpirti im?

Gërmon në çdo fjalë të saj,
se mos ndien lëmimin e dorës së saj
dhe endet nëpër rrugicat e fshehta të saj.

Të dehet kërkon nga zëri i saj,
të tralliset nga bukuria e ecjes së saj,
nga ai shpirt bukurie të pakalueshme,
ai shpirt që të ndalon vargjet në grykë.

Ruhet ky shpirti im
nga padashjeprekjet e duarve,
u shmanget edhe syve të butësisë së saj,
që mund t’i tregojnë këputjen e krejtësishtshpresës.

I përflakur do të kthehet atëherë
nga ky udhëtim,
shpirti im.

DËRGOI: