>
LETERSISHQIP

Ilaçi Mbase Je Ti…!

E sëmurë ndjehen vërtet,
Dhe koka më digjet furë.
Shkakun tim e di Ti vetë,
Jam më keq, se isha kurrë!

Farmak provova, nuk ndikoj.
Ilaçet s’kanë efekt në farmaci.
Ilaçi që mund të më shërroj
Je Ti, dhe vetem Ti Dashuri!

Ndaj eja që sot dhe më tako,
Të fiket zjarri që kam në kokë.
Të lutem, Tru, mos më avullo’
E si shakull të mos bie në tokë!