>
LETERSISHQIP

Shumë Urretje Ke Ne Sy

Nuk e di, pse me urren ti mua,
Sa shumë urretje të shikoj ne sy.
Je Larg apo je afër, unë të dua,
Veç dashurinë kam, ruaj për ty!

E shveshur je, mendon për mua,
Dhe kur fle, mendja atje te shkon.
Nuk di përse urretje ke per mua,
Dua ta di, më urren apo dashuron?

Fjalat e tua në jetë më mbetën peng
Mendimin që nga shpirti ma more.
Tani mendimi im vetëm te ti jeton,
Merre dhe me zemrën time coptoje!