>
LETERSISHQIP

Ritmi Dashurisë

I them syrit kthjellojë shikimin,
Ndryshe nga dashuria verbohet.
I them zemrës kujdes me ritmin,
Sepse ndryshe do të vetëflijohet.

Por syri është më i keq se mua,
Zjarrit tënd a mund t’i fshihet?
Zemra gjithashtu m’u zemërua
Mbi zemrën djegur, nuk ndihet!

Syri ma ktheu me ironi-qesëndi:
“Më mire i verbër nga sot të jem,
Nga dashuria më kthehet shikimi,
Dhe errësirën në dritë ai ma kthen.

Zemra thotë: Jam më mirë pa zemër,
Vetem dashuri dua shumë, e pa kufi,
Sepse me rrufë me godet mua ai emër,
Dhe më shëron vetëm kënga dashuri !