>
BIOSHQIP

Lil Vlora Braktis Muzikën, Mbulohet

10-12-2012
Lil Vora ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe t'i përkushtohet fesë myslimane.
Reperja shqiptare nga Maqedonia, e cila jeton në shtetet e jashtme, fillimisht u paraqit në skenë me një stil mjaft ndryshe, duke sfiduar në mënyrë të guximshme shumë këngëtarë të skenës sonë me tekstet e saja "dissa" të drejtuara kundrejt tyre.

Por Vlora duket se ka vendosur t'i japë fund kësaj jete. Afro katër muaj më parë ajo zgjodhi një rrugë tjetër, kështu duke u shkëputur nga muzika njëherë e përgjithmonë.

Vlora ka vendosur t'i përkushtohet fesë islame, madje duke mbulua trupin. Por ajo prapëseprapë nuk po i lë anash fansat e saj. Në rrjetet sociale Vlora gjithmonë iu rri gati pyetjeve e përshëndetjeve të tyre. E këtë vendim të saj, adhuruesit e pritën mjaft mirë.
(Telegrafi)

Lil Vlora Braktis Muzikën, Mbulohet