>
BIOSHQIP
Biografia
Filloi te kendonte ne moshen 10 vjeçare si soliste e pare ne shtepine kulturore te femijeve F.Arres. Ne vitin 1999 behet pjestare e Ansamblit Puka deri ne vitin 2003. Pasi mbaroj shkollen e mesme, u martua dhe ne vitin 2004 u largua per ne perendim, ku ushtronte pasionin e saj tashme si kengetare ne Zvicer, ku qendroi plot 4 vite. Me pas i nderpret te gjitha aktivitetet sepse solli ne jete femijen e saj. Rikthehet ne Shqiperi dhe publikon disa kenge si: "Si te ta them" (muz. & ork. VIRUSI), "Muzike", "Me valute". Ne bashkepunim me Perlat Sheqerin sjell "Pa ty s'jetoj", ndersa ne bashkpunim me Perparim Murati sjell "Shum lule na i kish livadhi". Baladen me titull "UDHEKRYQ" e shkroi vete kengetarja.

Një këngëtare e preferuar, një nënë e mrekullueshme, një familjare korrekte. Asaj nuk i bëjnë përshtypje thashethemet, pasi sipas saj, gojët e botës nuk mund të mbyllen dot. “Kryesorja në jetë është të punosh, të krijosh, të besosh në dije dhe të përparosh”,- thekson Lili. Kur flet, ajo buzëqesh dhe përhap mirësi. "Pas lindjes së djalit bëra një periudhë pushimi nga koncertet e dasmat. Tani kam kapur ritmin e punës, gjatë gjithë verës kam qenë e zënë me evenimente brenda dhe jashtë Shqipërisë", përfundon ajo.

Më datë 10 Shtator 2011, Lili publikon videoklipin "Si Te Ta Them".

Më datë 27 Korrik 2013, Perlat Sheqeri publikon videoklipin "Pa Ty S'jetoj", në bashkëpunim me Lili.

Në Nëntor 2013, Lili Gjidodaj merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Me Valute".

Më datë 3 Shtator 2014, Lili publikon videoklipin "Muzik". Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 30 Tetor 2015, Lili Gjidodaj publikon videoklipin "Udhekryq".

Më datë 15 Nëntor 2017, Lili publikon videoklipin "Veten". Muzika e këngës u punua nga Elvis Duro, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elvis Duro.

Më datë 5 Korrik 2023, Lili Gjidodaj publikon videoklipin "Dasma". Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga Alban Arifi, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Lili Gjidodaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.