>
BIOSHQIP

Projektet E Ardhshme Të Lindit...

01-10-2013
Lind Islami, këngëtari nga Peja vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai na rrëfen më shumë rreth të rejave të tij të fundit dhe jetën e tij private. Pas "the Voice of Albania" destinaconi i tij i rradhës ka qenë festivali "Kënga Magjike" në të clilin është paarqitur para një jave. Kënga titullohet "Bregu i vjetër", ndërsa këngën e ka bërë Endirt Shani dhe teksti është shkruar nga Vlashent Sata. Në vazhdim ai na flet më shumë rreth këtij projekti...



Teksteshqip: Lindi, së fundmi jeni paraqitur në festivalin Kënga Magjike 2013 me këngën "Bregu i vjetër". Na trego pak më shumë rreth kësaj paraqitje?

Lindi: Është bashkëpunimi im i dytë me kompozitorin Endrit Shani. Autor i tekstit është një nga kantautoret e mi të preferuar në vend Vlashend Sata. Është një këngë në stil të veçantë që përcjell mbi të gjitha dashuri dhe pozitivitet. Jam shumë i kënaqur që është pritur mjaft mirë deri tani.

Teksteshqip: Përse zgjodhe pikërisht festivalin Kënga Magjike për tu paraqitur?

Lindi: Mendoj që është një festival i cili pranon të gjitha stilet e këngëve, një mënyrë e drejtë vlerësimi, një frymë artistike e të punuarit, dhe ka vite që ka sjellë këngët më të bukura muzikes shqipetare.



Teksteshqip: Çfarë pret nga ky festival? Pretendon të arrish në finale dhe të marrësh një çmim?

Lindi: Të them të drejtën nuk i jam futur me atë qëllim, mbi të gjitha kam dashur ta promovoj një këngë të cilën kam menduar që ia vlen, dhe “Kënga Magjike” më është dukur si rasti më i mirë për ta bërë këtë.

Teksteshqip: Cili çmim do të pëlqente më shumë në natën finale?

Lindi: Do të më pëlqente pa masë të performoja në natën finale, çmimi do të thoshte një shpërblim i punës plot dashuri dhe përkushtim që kemi bërë për këtë këngë, dhe për këtë do të isha shumë i lumtur po të pranoja ndonjë çmim.



Teksteshqip: Cilat do të jenë projektet e ardhshme të Lindit pas Këngës Magjike? Do të na vish me ndonjë këngë të re, videoklip apo edhe me ndonjë album?

Lindi: Së fundmi kam publikuar këngën “Më shumë se fjalë” të cilës i kam bashkangjitur edhe videoklipin. Jam duke punuar edhe në dy këngë të tjera (duete) të cilat besoj që do të publikohen gjatë këtij viti, dhe shpresoj që do të priten po aq mirë sa dy këngët e mia të fundit.

Teksteshqip: Në fillim të këtij viti ju ishit pjesë edhe e talnet-show "The Voice Of Albania". Na trego pak si ishte kjo eksperiencë për ty dhe sa të mungojnë ato momente?

Lindi: E kam thënë gjithmonë : “The Voice” ishte një nga gjërat më të bukura që ndodhin në jetë. Një spektakel i mbushur me shumë punë, shumë përkushtim dhe mbi të gjitha shumë dashuri mes të gjithëve. Do të mbetet e paharruar si eksperiencë.



Teksteshqip: Lindi, na trego pak se si është një ditë e zakonshme për ty. Na shkëput një ditë nga jeta jote private?

Lindi: Përveq muzikës ndjek edhe studimet për arkitekturë në Tiranë. Është një degë që merr shumë nga koha, por gjithsesi mundohem ta gjej kohën e lirë, të cilën preferoj ta kaloj me shoqëri, sport, aktivitete të ndryshme. Pastaj Kitara normalisht është pjesë e pandashme e ditës sime.

Teksteshqip: Lindi, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe tekteship për projekte e tua dhe jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikun?

Lindi: Ju falenderoj për intervistën, ishte shumë e këndëshme. Mesazhi im për të gjithë të rinjët do të ishte ta ndjekin pasionin e tyre, dhe të punojnë pafund deri sa të arrijnë kënaqësinë e të bërit diçka në jetë.
(Teksteshqip)

Projektet E Ardhshme Të Lindit...