>
BIOSHQIP

Linda Halimi Ka Disa Fjalë Për Burrin E Saj

12-01-2016
Këngëtarja Linda Halimi për një kohë të gjatë ishte larguar nga skena shqiptare duke vazhduar drejt Amerikës, ku edhe atje për një kohë të gjatë nuk u shfaq, deri sa erdhi së fundmi tek "American Idol" dhe u pëlqye jashtzakonisht shumë për zërin e saj duke u kualifikuar për në fazën tjetër.

Por përderisa tash emri i saj përmendet vazhdimisht në mediat shqiptare për suskesin që shënoi atje, mediat shqiptare nuk po e lënë pa e përmend pak edhe jetën e saj private, edhe martesen e saj me reperin amerikan Big D.

Linda po sulmohet jashtzakonisht shumë nga mentaliteti shqiptar, të cilët nuk e shohin si të duhurin një person të racës së zezë me të cilin ajo është martuar. Mirëpo Linda nuk është aspak e ofenduar nga të gjitha këto fjalë.

Ajo i ka shkruar burrit të saj disa fjalë mjaft të mira për të:

“Arritja ime më e madhe është dashuria jote për mua. Ti më kompleton në secilën mënyrë. Të dua sepse edhe Zoti të do ty. Jam gruaja më e lumtur në botë për mënyrën si trajtohem nga ti”.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Linda Halimi Ka Disa Fjalë Për Burrin E Saj