>
LETERSISHQIP

Netëve Qerëshori

Në mos më shoh syri luginen përtej hapave
Atë pamje preje mes vargjeve
Të lidhura germëzimi pritjesh
Gufuar si hark shigjetash pikësimi.

Në mos e preksha
Ja, këtë vorbull që kam para mendjes
I ngjanë kutizës me vallen tradicionale të nuses
Zërin e pllakës tek rrotullohet do ta dëgjoj.

As nëse shkëmbinjtë e asaj kodre të krehur nën lisa
Nuk krehen dot nga rreze të forta agimesh
Përtej skajeve prap do të kulloj liqeni im rreth këmbëve.

Eh, prap në mos kafshofsha afshin e plasaritur prej rrufeve
Zjarrin mbi vatrat e pa shkelura do ta kem ndezur
Për ditë të ftohta dimri
Si stufë drunjësh që plasaritin dhe dyert si medaljona fati kthyer.

Por këtu do të jem
Mbi arren me trung të fortë nënë rrënjët e pa lëkundura
Do të vijëzoj si hënë e plotë portretin e saj në natë qerëshori.