>
LETERSISHQIP

Ka Disa Ditë

Shtegëtuan gropëzat e ëndërrallave
Ka disa ditë dritat e natës nuk hapen
S’hapen as mëngjeseve rrathët e liqenit hermetik.
Dhe zëri m’u ndal atyre gurëve të thërmuar
Më kujtohet kur i preva format e tyre me thepa.

Disa ditë se pash hënën tek më flet se si e njeh fytyrën time
Thot që i ngjaj hijes së argjendtë me dritë të verbuar dielli
Disa ditë mërgova në ëndërr
Thash se aty të kam në kutizë të stolisur.

Vallja me shami mëndafshi mbi një kub hipur me këmbë
Ka disa ditë dhe malli ka mërguar këmbë pas këmbe
Asgje s’është ndryshe edhe pse ka disa ditë…
Sërish gjoksi gufon.

Ku t’i lë mbrëmjet e mërguara që janë bërë porte pritjesh
Atëbotë sa shumë rrathë kishte vallja e liqenit për tek bregu
Ai breg deri në përqafim të lotit me faqen
Rreth e rrotull shtyhej që t’i prekte koha krahët e pushuar
Mbi qafën e gjatë.

Ka disa ditë ëndërrat kanë shtegëtuar të të gjejnë
Mbase je strukur nën hijen ku po pushon
Mbase ke marr dhe aromen e gushës sime nën atë hije
Mbase po m’i ruan
Ditë të vetme prehur me këmbana gëzimi.