>
LETERSISHQIP

Borxhli

Qetësohu Adam
kishte pëshpëritur Eva
...dhe s’kish çfarë të lotohej
për atë mëkat
ndoshta si borxh do ta ndajnë të dy
një borxh ndaj atij që i vuri mollën në kopsht.

Edhe sot i dashur
mollat kanë mbetur thjeshtë borxhet tona
që i shtrydhim dhe thajmë
ditëve të ngrohta vere
kush ka për t’i pirë nëpër gota
dhe të tjerë për t’i shtruar kusureve të vogla
se dashuritë i bëjnë ballë
edhe vullkaneve më të zjarrta
mu si kafshata e mollës.

Borxhet i dashur
i lan dhe lumi në i shtrojmë sipër si qilime
por të kthjelltë prap s’mund të bëhen
ashtu siç bëhet e kthjelltë kur të shoh
drita e syve.

Edhe mëkati lahet i dashur
si borxhli mbetur
kush poshtë këmbëve harlisur
dhe të tjerë dashurisë ngjizur.