>
LETERSISHQIP

Botën... Me Sy Të Bukur

Unë mund ta shikoj botën me sy të bukur
edhe nëse ajo ka fatin e hënës së mbuluar nga retë
edhe nëse për mbrritur tek dashuria jote
duhen kaluar dy shtigje skaj më skaj
deri në kryqëzim
deri ku ti shtyhesh me murin duke e shtypur hijen
aty pritja merr kuptimin e udhetimit maratonik
qe quhet valë
atje jam çdo ditë.

Po, po
valë magnetike
valë të mëdha pëshpëritjesh
që tregojnë se si bëhet bota.

Edhe ty të kam shëndrru në urë
që i lidh ëndrrat e mia me dashurinë
e kjo e para më kalon përmes shumë ecjesh...

Të shikosh botën me sy të bukur
ndoshta e tillë bëhet me të vërtetë
ashtu si unë në krahët tu
bëhem dyherë perëndeshë.