>
BIOSHQIP

Pëlqehet “Dale” E Lindon Berishës

27-04-2016
Iu desh pak kohë që Lindon Berisha të bëhej një nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës sonë dhe ai tashmë ka ardhur me goditjen e radhës. Pas bashkëpunimeve me Adrian Gaxhën dhe Florianin, kësaj radhe ai vjen solo. Projekti i tij i radhës titullohet “Dale”.



Kënga me tekst të BimBimmës mban titullin “Dale” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale. Produksioni Entermedia e ka realizuar videoklipin, ndërsa kënga është prodhim i “Brick Records”.



Ky është projekti i parë solo i artistit nga Shkupi, të cilin e solli me një videoklip mjaft interesant të realizuar nga produksioni Entermedia. Kënga ka arritur një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale, ku këngëtari veç zërit është komplimentuar edhe për stilin e veçantë.
(Telegrafi)

Pëlqehet “Dale” E Lindon Berishës