>
BIOSHQIP
Biografia
Liri Loshi u lind ne Pemishte te Skenderajt. Eshtë mjek, publicist dhe poet që jeton dhe vepron në Kanada. Deri tani ka botuar tre tituj me poezi për fëmijë: “Të kisha mustaqe” – 1982, “A flet zemra” 1984 dhe” Udhët e Tokës” – 1988. Gjatë kohës kur ka qenë student ka punuar si redaktor i gazetës periodike “Bota e re”. Kohëve të fundit ka qenë i pranishëm në shtypin e përditshëm me analizat e tij për situatën politike në Kosovë. Gjatë luftës së UCK-së ka vepruar si mjek, si reporter lufte dhe Komandant për moral i Brigadës 112 në Drenicë. Liri Loshi ka bërë videon për masakrën e Izbicës në mars 1999, e cila ka pasur ndikim në kontinuitetin e aktiviteteve ushtarake të NATO-s, në politikën euro-amerikane ndaj luftës në Kosovë dhe në gjykimin e kriminelëve serbë të luftës në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës.