>
BIOSHQIP

Liri Rasha: Arti Duhet Mbështetur Në Tabanin Kombëtar

26-04-2011
Liri Rasha njihet si këngëtare e veçantë e traditës së këngës popullore veriore. Në aktivitetin saj artistik, ajo e ka ruajtur me fanatizëm traditën popullore shqiptare. Në rrugëtimin artistik, asnjëherë nuk e ka deformuar këngën e bukur popullore. Edhe sot, në çdo eveniment muzikor, sjell traditën dhe kulturën shqiptare. E vlerësuar në karrierën e saj artistike me tituj "Artiste e Merituar" dhe "Mjeshtre e Madhe", këngëtarja Rasha, edhe pse i përket një brezi dhe një periudhe tjetër, edhe sot, me melodinë e zërit të saj, vazhdon ta sjellë bukur këngën e trevës së Dibrës, vendi ku ka lindur. Duke Piratëria po bën kërdinë
Liri Rasha, nëpërmjet jetës dhe veprimtarisë artistike si këngëtare, i ka ruajtur vlerat e rëndësishme të artit dhe të kulturës, vallet, këngët, muzikën popullore shqiptare, për të mos iu larguar tabanit kombëtar në këtë fushë. Në lidhje me jetën e saj artistike, këngëtarja Rasha shpreson për një album muzikor. "Kam aktivitete të ndryshme dhe do të kisha dëshirë të bëja një album, por, siç e dini, piratëria tani po bën kërdinë dhe është një humbje e madhe për një artist. E drejta e autorit pothuajse nuk zbatohet fare te ne. Do të vijoj të sjell këngë të trevës së veriut.", ka thënë ajo.
folur për jetën artistike, këngëtarja pohon se ka kënduar gjithmonë, duke mos menduar shumë për tituj, pasi, siç pohon, e kishte me një pasion të jashtëzakonshëm këngën popullore, ndërsa shton se ishte shumë e përkushtuar tërësisht pas këngëve të trevës së saj. Për këngëtaren e njohur Rasha, në ditët e sotme është fatkeqësi që disa këngëtarë të rinj nuk dinë ta dallojnë këngën e trevës, këngën e kombit të tyre me këngën që e sjellin si shqiptare. Këngëtarja pohon se ajo duhet ruajtur dhe duhet të kishte më shumë kontroll ndaj muzikës. Me dekada të tëra, me krijimtarinë popullore shqiptare, Rasha pohon se i vjen keq kur shikon se sot më shumë këndohet kënga e huaj sesa ajo që është e traditës shqiptare. Sipas saj, kjo është fatkeqësi, pasi po drejtohet shija e publikut drejt një muzike që nuk ka asnjë të ardhme. Më tej, duke folur për krijimtarinë popullore shqiptare, ajo pohon se e reja duhet, por gjithmonë duke u mbështetur në tabanin kombëtar. Liri Rasha ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike brenda dhe jashtë vendit. Është duartrokitur gjatë nga publiku dhe është vlerësuar me çmime të mëdha nga shteti shqiptar. Karriera e saj artistike nisi në vendlindje dhe, më pas, u shtri në të gjitha trevat shqiptare. Ka kënduar në Kosovë, Beograd, Lubjanë, Zagreb, Shkup, Turqi, Austri, Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë, Maqedoni, Amerikë, Itali, Greqi etj., përkrah emrave të njohur të këngës popullore shqiptare, si: Vaçe Zela, Gaqo Çako, Hysni Zela, Valdete Hoxha, etj. Me këngët e saj të mrekullueshme popullore, si: "Oj Fusha e Korabit", "Jemi bijtë e Kastriotit", "Këngën e Hajredin Pashës", "Këngën e Kurbetit" etj., ajo jo vetëm ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e folklorit, por ka kontribuuar
(gazetalajm)

Liri Rasha: Arti Duhet Mbështetur Në Tabanin Kombëtar