>
BIOSHQIP
Biografia
Liri Rasha - Jushi është një këngëtare e mirënjohur, e lindur në një familje me tradita dhe talent muzikor. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e saj, Lashkizë, ndërsa të mesmen në Peshkopi. Ka mbaruar specializimin për kanto dhe shkollën pedagogjike. Talentin i saj është zbuluar krejt rastësisht, kur ishte vetëm 13 vjeç, të cilën e hetoi mësuesi i saj i matematikës një ditë teksa ajo këndonte në shtëpinë e saj. Për herë të parë ngjitet në skenë në vitin 1973, në Festivalin e Gjirokastrës, i cili është mbajtur në Peshkopi. Në këtë festival ka kënduar këngën "Oj syzeza vetull hollë". Pas disa vitesh karrierë në skenë, aty diku rreth viteve të '80, ka edituar një album me titull "Këngë të zgjedhura nga Liri Rasha", dhe një album tjetër në vitin 2001, me titull "Nusja me të bardha". Ajo, në vitin 1988 ka marrë titullin "Artiste e Merituar" dhe një titull tjetër nga ish Presidenti Bamir Topi: "Mjeshtër i Madh". Lirija njihet edhe për talentin e saj krijues, ndaj dhjetra këngë të saja, tekstin e kanë të shkruar nga vetë ajo, siç kemi: Nusja me të bardha, Oj zogo, Oj syzeza vetullhollë, etj. Ka marrë pjesë me disa kolazhe në "Këngët e Shekullit". Ajo ka dy femijë: një vajzë e një djalë. Vajza e saj, Ingrid Jushi, ka talent për të kënduar këngën popullore dhe bashkë me të Lirien kanë punuar disa kolazhe. Ajo me familje aktualisht jeton dhe vepron në Tiranë, ku mban koncerte e manifestime të ndryshme familjare.

Më datë 20 Mars 2018, Blerina Braka & Liri Rasha publikojnë videoklipin "Le Te Tundet Vendi".

Më datë 24 Prill 2023, Liri Rasha publikon videoklipin "Ndalu Shkja Me M'shkel Ne Prag". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 28 Prill 2023, Hysni Hoxha & Liri Rasha publikojnë videoklipin "Labinot, Si Ti S'ka Tjetër". Muzika e këngës është kompozuar nga vetë Hysni Hoxha, ndërsa orkestrimin e përgatiti Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 29 Maj 2023, Erkkani publikon videoklipin "Lujma Belin", në bashkëpunim me Liri Rashën. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 7 Qershor 2023, Liri Rasha publikon videoklipin "Shqiptari Ja Sot Ja Kurrë". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 1 Tetor 2023, Liri Rasha publikon videoklipin "Cuc Dibrane". Kënga u orkestrua nga Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 7 Shkurt 2024, Liri Rasha publikon videoklipin "Loti I Vetmisë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Liri Rasha, teksa për arranzhimin u kujdes Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
DËRGOI: