Më mbaj mend (për 1 muaj)

Lirigzon Emini - Adem Jashari Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Kush po i thotë Drenicës "zemra ime e lashtë"?
Kush po i thotë shqiptarit "eja luftojmë bashkë"?
Flet Adem Jashari, shtatin sa një mal:
"Njëqind vjet t'i kisha, për flamur i fal" (2X)

Kush e paska zemrën me njëqind rrufe?
Kush i prin Kosovës me ushtri të re?
Kush e ka gjerdanin me njëmijë fishekë?
Bacë Adem Jashari, që nuk din me vdekë (2X)

N'Kosovë, këndon, këndon prapë naganti
O jo, s'ka vdekë, Adem komandanti
N'Kosovë flakron, flakron prapë pishtari
O jo, s'ka vdekë Adem legjendari

Kush po më jep zemër luftën ta fitoj?
Kjo Kosova ime lind e rrit heronj
kush e jep kushtrimin ta fitojmë lirinë?
Shqipja e Drenicës, legjendari ynë (2X)

Kurrë nuk mund të shkelet shpirti kosovar
Kur na turret zjarri e ndalim me zjarr
Kush ia la shqipetrit t'madhin amanet:
"Lirinë e Kosovës gdhende e njëmijë vjet" (2X)

N'Kosovë, këndon, këndon prapë naganti
O jo, s'ka vdekë, Adem komandanti
N'Kosovë flakron, flakron prapë pishtari
O jo, s'ka vdekë Adem legjendari




Cover: Violeta Kukaj Retkoceri - Ai Është Gjallë
Lirigzon Emini
Publikimi: 28/11/2022
Muzika: Kolë Susaj
Riorkestrimi: Agon Neziri & Amir Abazi
Drums: Armend Bekteshi
Synth: Labinot Muharremi
Guitar: Agon Neziri



Lirigzon Emini - Adem Jashari
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Adem Jashari".
3. Video është e këngës "Adem Jashari", por nuk këndohet nga Lirigzon Emini.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Lirigzon Emini:


Komente 0