>
LETERSISHQIP

Kali I Zi.

Ate nuk e fshihte as mjegulla perdreq
Ne trokun e mbytur rruges ne nje lendine
Nga dhimbja nje kale i pafat vuan e heq
Ai fat qe e lidhi dhe e zgjidhi me njerine

Ne gjunje ra ngadale kali qimezi i heshtur
Pak uje te pinte perroit shtruar me gure
Me fatin ishte dashur e pastaj ishte ndeshur
Vetmnine ndoshta nuk do arrinte ta mendonte kurre

Askush nuk u kujtua per kalin qimezi si nata
Askush nuk e deshi qe ti hypte mbi shpine
Mbi qafe i tendeshin si flamure te bardhat jelet e gjata
Era ikte e shpejte per ne lendine

Tufe e bardhe kulloste e qete nen nje hije
Me koken lehte te kthyer menjeane
Troku i kalit qimezi befas ndaloi pas nje korije
Mbi fatin e tije ujqerit e korbat po hane

Zot qe ke shkruar fatet me pene e boje
Kush valle e mallkoi atehere kalin qimezi
Njerezit besojne friken, kushdo le te thote ç' te doje
Ndoshta ai kale mori i heshtur fatin e tije