>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i vërtetë është Eleonora Musliu. Që në moshe të re Llollo u interesua në muzikë dhe duke u inspirur prej kengëtarëve të tjerë te huaj. LLollo ka një talent shumë të veçantë dhe ka perkrahjen nga familja e saj. Ajo është vajze një artiste dhe më heret ka pikturuar shumë bukur. Ajo është bërë e famshme nga Tallavaja e Flori Mumajesit. Kapuç ngjyrë rozë, xhinse të gjera dhe stilin e shpërqendruar të kërcyerit e bën Eleonorën një personazh interesant. Dhe jo vetëm për këto. Në fakt, ajo ka qenë e tillë përderisa syri i Mumajesit e përzgjodhi të jetë pjesë e performancës së tij skenike në “Top Fest 8″. Në qoftë se keni menduar që ajo vajzë është rome, keni gabuar, por nuk ndihet keq edhe po ta quajnë të tillë. Edhe pse është një vajzë që vazhdon studimet për Diplomaci, ajo e do tallavanë, në makinën e saj mund të gjesh edhe tinguj haremi që të përcjellin shpesh adrenalinë në timon.

Ajo thote se: "Jam një vajzë rebele për sa i përket aventurës së jetës. I dua gjërat e reja, dua të përballem me sfida çdo ditë. Si gjë e re dua ta ceki muzikën që e praktikoj gati që 5 vite. E bëj për shkak se më pëlqen dhe pasi u bën të gjithë këngëtar, mbeta vetëm unë, thash hajt se po e provoj çka është të futesh në botën e muzikës. Njihem si Llollo në muzikë. Jam rapiste, përveç rapit provoj edhe zhanre të tjera, sepse mundem t’i bëj dhe i dua."

Në Maj 2009, Llollo merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Komplot".

Më datë 23 Qershor 2014, Ervin Gonxhi publikon videoklipin "Fly", në bashkëpunim me Llollo.
KATEGORI: