Biografia
Më datë 21 Dhjetor 2013, Loki & Dani publikojnë videoklipin "Kohërat Kanë Ndryshu". Ky ishte bashkëpunimi i tij i parë me Ramadan Krasniqin, këngë kjo që është shkruar nga Valon Biba, i cili edhe e ka përgatitur muzikën e këtij projekti muzikor. Orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Virusi.
Më datë 25 Maj 2014, Lok Komoni publikon videoklipin "Du Me Eksplodu".
Më datë 6 Dhjetor 2014, Lok Komoni publikon videoklipin "Jam I Pafat".
Më datë 28 Dhjetor 2016, Lok Komoni publikon videoklipin "U Kry".
Më datë 19 Shtator 2017, Loki publikon videoklipin "E Dham Besen", në bashkëpunim me Gold AG.
Në vitin 2018, Lok Komoni publikon albumin "Kenge Te Shpirtit".
Më datë 9 Nëntor 2018, Lok Komoni publikon videoklipin "Bab E Nane".
Më datë 24 Shtator 2019, Sinan Vllasaliu & Lok Komoni publikojnë videoklipin "Qikat E Prishtines". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi) & Arsim Bunjaku, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).
Më datë 14 Shkurt 2020, Lok Komoni publikon videoklipin "Emrin Tënd Thërras".
Më datë 14 Gusht 2020, Lok Komoni publikon videoklipin "Sillu Pshtillu". Teksti i këngës u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.
Më datë 1 Shtator 2020, Lok Komoni publikon videoklipin "Krejt Ty Ti Dhash". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Valon Biba.
Më datë 4 Qershor 2021, Flora Gashi & Lok Komoni publikojnë videoklipin "Daja Per Nip". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.
Më datë 23 Qershor 2021, Lori, Uran Dervishi, Miranda Hashani, Lok Komoni, Violeta Kajtazi & Arshik Miftari publikojnë videoklipin "Potpuri 2021".
Më 4 Dhjetor 2022, Lok Komoni publikon albumin "Mos Ma Prek Shkja Kufinin".
Më datë 17 Shkurt 2023, Lok Komoni publikon videoklipin "Betimi I Gjeneralit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili.
Komente 0