>
LETERSISHQIP

Sikur Ta Dije

Sikur ta dije
sa tmerrshëm më mungon
sa i nevojshëm do të ishe sot
Do të shembje dheun mbi ty
e do vije të më përqafosh
së paku të më përqafosh.Sikur ta dije
sa kam nevojë që të flas me ty
Me fjalët që vdesin natën vonë
do t’i kërkoje përjetësisë një ditë leje
e do të vije vrullshëm drejt mejeVetëm sikur ta dije
se ç’flukse dhembjeje zgjohen brenda meje
Do të vije dhe një lot do ta fshije në ëndërr
nuk do të lejoje që të zgjohesha
Pastaj do të flija njëjtë sikurse tySikur ta dije,
se ditën kur ike
një imazh gjithnjë më ndoqi pas
Ti do të bëheshe lutje në buzët e Hyut
E do të vije drejt meje