Loranda Fejzullai Poezi
Loranda Fejzullai

Të Kërkoj

Nëse vuaj për ty e di se ia vlen
ma thotë dhimbja e një nate
Që më zgjon me ëndrra
pastaj vëzhgoj qiellin
e di se je atje diku
Ashtu siç je nëpër çastet e jetës
je në secilën frymë
në secilin lot
në secilën ditë
Secila frymë
secili lot
secila ditë
ka diçka tënden
Të ndjej
të flas
Por nuk mund të të përqafoj

- Poezi nga Loranda Fejzullai


- U dërgua nga LisaD -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0