>
BIOSHQIP
Biografia
Ka studiuar në lice për violë, por i bie dhe pianos dhe kitarës. Ndonëse në moshë mjaft të re, ai ka një karrierë shumë të pasur muzikore, që zë fill në moshën 15-vjeçare. Prej dy vitesh, ai këndon live në baret e lokalet më të njohura të kryeqytetit, si dhe ka një grup të tij muzikor me emrin “Turtles”. Konkurset muzikore i shikon pak me dyshim pasi, sipas tij, janë “thikë me dy presa”, ose ngjitesh në maja ose humbet shumë pikë. Por më në fund ai ka vendosur të marrë pjesë në ‘The Voice’, jo vetëm për të shtuar publicitetin për grupin e tij, por edhe të spikasë si vokalist. Ai shprehet se nuk është i kënaqur mesa ka arritur deri tani. Me pjesëmarrjen në ‘The Voice’ kërkon të vendosë standarde më të larta tek vetja si muzikant profesionist. Në “The voice of Albania 5”, ai u rendit i dyti, duke rrëmbyer vëmendje në botën e muzikës. Njihet si një nga yjet e muzikës live në kryeqytet. Video më e klikuar e tij në You Tube është kënga “Ama” me mbi 9 milionë klikime. Në vitin 2016, Lorenc Hasrama ishte finalist në The Voice Of Albania 5.

Më datë 25 Maj 2017, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "S'kam Vend Per Ty".

Më datë 11 Korrik 2017, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Kisha Menu", në bashkëpunim me Olsi. Teksti u shkrua nga Lorenc Hasrama, Olsi Bylyku.

Më datë 1 Gusht 2018, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Humbur". Teksti u shkrua nga vetë Lorenc Hasrama. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Me 11 Nentor 2018, Olsi Bylyku merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Si Te Flas", në bashkëpunim me Lorenc Hasrama.

Më datë 27 Janar 2019, Olsi Bylyku publikon videoklipin "Opium", në bashkëpunim me Lorenc Hasramën dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj.

Në Maj 2019, Lorenc Hasrama merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Humbur".

Më datë 19 Maj 2019, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "A M'ke Lon". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Lorenc Hasrama, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

Më datë 22 Korrik 2019, Olsi Bylyku & Lorenc Hasrama publikojnë videoklipin "AMA". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Joniad Banushi.

Më datë 31 Janar 2020, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Money". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Korrik 2020, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Vaj Vaj". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 29 Janar 2021, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Ti Kam Bo Hallall". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Në Mars 2021, Lorenc Hasrama merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Pafund".

Në Qershor 2021, Lorenc Hasrama merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Ti Kam Bo Hallall".

Më datë 31 Janar 2022, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Janari". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 8 Qershor 2022, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Vone". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Shtator 2022, Lorenc Hasrama merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "T'kam Dasht".

Më datë 5 Prill 2023, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Te Doja", në bashkëpunim me Kennz.

Më datë 27 Maj 2023, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Ne". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Në Maj 2023, Lorenc Hasrama merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Te Doja", në bashkëpunim me Kennz.

Më datë 30 Qershor 2023, Klajvert publikon videoklipin "Luj Luj", në bashkëpunim me Lorenc Hasramën. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Lorenc Hasrama. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 16 Shtator 2023, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Hëna", në bashkëpunim me Olsi Bylykun. Kënga është kompozuar nga Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Irkenc Hyka & Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 6 Janar 2024, Lorenc Hasrama publikon videoklipin "Qan". Muzika e këngës është kompozuar nga Irkenc Hyka, tekstin e kanë shkruar bashkë Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama & Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alandy. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.
DËRGOI: